Zagreb, 30 shtator – Kryetarit të Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq dhe nënkryetarit, Zhelko Rajner u është urdhëruar 14 ditë vetizolim, sepse kanë qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus.
Sipas mediave kroate, Jandrokoviq nuk ka simptoma të sëmundjes, ndërsa gjatë mungesës së tij, seancat do të drejtohen nga nënkryetarët e Parlamentit.
Izolimi u urdhërua edhe për nënkryetarin e Parlamentit Rajner, sekretarin Davor Orloviq dhe për katër punonjës të tjerë të kabinetit të Jandrokoviq.
Shërbimi për shtyp i parlamentit kroat njoftoi se masa e vetizolimit do të jetë në fuqi deri më 12 tetor.