Kriza ushqimore prej COVID-19/ Ekspertët: Ja pse raftet e dyqaneve nuk do të mbeten bosh për një kohë të gjatë

31

Në ditët më të hershme të Koronavirusit, supermarketet lokale dukeshin si një ëndërr e keqe për shumë njerëz. Teksa hyje brenda dyqaneve gjëja e parë që binte në sy ishin pikërisht radhët e gjata të njerëzve dhe sigurisht raftet e produkteve më thelbësore që boshatiseshin si asnjëherë më parë çka sigurisht krijoi panik dhe shtyu shumicën të blinin më shumë së sa zakonsiht.

Ndërsa lajmet për Covid-19 rrëmbyen vëmendjen e botës, dyqanet tona ushqimore, zakonisht duke shpërthyer me çdo send që duam, filuan të “zhvisheshin” nga blerësit prej letrave higjienike, ujit, orizit, fasulet, makaronat, bukë dhe ushqimet e ngrira. Pamjet qarkulluan edhe në internet të rafteve bosh në fund të janarit, duke bërë që blerësit të radhiten para hapjeve të dyqaneve dhe duke mbaruar kështu sendet thelbësore edhe në faqet e blerjeve elektronike si Amazon Fresh. Krahasuar me të njëjtën javë në vitin 2019, shitjet e fasuleve në SHBA u rritën 37%, orizin25% dhe makaronat 10%.

Tani, kur fillon Prilli dhe blerësit vazhdojnë të blejnë me shumicë, zinxhirët ushqimore janë hedhur në veprim. Shitësit me pakicë janë bashkuar me prodhuesit, punëtorët e depove dhe operatorët e zinxhirit të furnizimit për të zbatuar politika emergjente për të përmbushur këto kërkesa të mëdha. Por, edhe në mesin e pasigurisë – dhe përkundër mungesës së dukshme, ekspertët në të gjithë sistemin e ushqimit po kërkojnë të na sigurojnë kundër asaj që mund të jetë frika përfundimtare e blerësve: që një zinxhir i mbingarkuar me furnizime ushqimore mund të çojë në mungesë ushqimi.

“Unë mund ta kuptoj përfundimisht shqetësimin e njerëzve. Kurdoherë që hyjnë në dyqan ushqimor, ata janë mësuar të shohin gjithçka … por në thelb, kur mendoni për prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit, ushqimi prodhohet me një ritëm të lartë tani, “thotë Lowell Randel, nënkryetar i Global Cold Chain Alliance (GCCA) në SHBA.

Ajo që një krizë siç tregon koronavirusi i ri për sistemin ushqimor, më shumë sesa pikat e tij të dobëta, është në të vërtetë fleksibiliteti dhe forca e tij nën presion. Zinxhiri i furnizimit mbështetet në disa mekanizma që përfshijnë industrinë, të cilat janë krijuar për tu përshtatur kur godasin fatkeqësitë natyrore – ose kur sektorët e ushqimit duhet të alternohen gjatë pikave të prodhimit sezonal. Me fjalë të tjera, ne kemi qenë këtu edhe më parë.

“Ky është pak më ndryshe sepse është i zgjatur dhe është kudo … [por] kur një uragan po i afrohet vendit, sjellja e konsumatorit është saktësisht e njëjta [si tani]”, thotë Fred Boehler, CEO i firmës së zinxhirit të furnizimit me qendër në Amerikë Americold Logistics. Modelet e sjelljes mund të jenë të njëjta, por kur kërkesa për ushqim përforcohet në shkallë të pashembullt në të gjithë kombet, shumë fabrika duhet të zhvendosen në “kapacitet të plotë” – një gjendje e shkallës maksimale të prodhimit, zakonisht e kursyer për situata emergjente si kjo pandemi.

Rregullimi i kërkesës në ndryshim të blerësve në vazhdën e Covid-19 ka qenë një detyrë herkuliane, por ekspertët pajtohen që vepriminë këtë mënyrë është mirë nën kontrollin e sistemit, dhe jo të shkaktojë alarm.(BBC)

Comments are closed.