Shkup, 20 prill – Nëse nuk ka formim sa më të shpejtë të qeverisë së re, biznesi druan se do të ballafaqohen me vitin më të vështirë për ekonominë e vendit që nga pavarësia e vendit e këndej, dhe si pasojë e kësaj krize politike jo vetëm që një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat dy muajt e fundit nuk kanë marrë rroga, por komuniteti i biznesit është para një sfide të madhe, respektivisht largimin e një numri të konsiderueshëm të fuqisë punëtore, shkruan gazeta KOHA. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Fatmir Bytyqi ,thotë se kriza politike e cila tani më një kohë të gjatë po mbizotëron në vendin tonë, ka ndikuar shumë negativisht në ekonominë e vendit. Sipas tij, jo vetëm që po rrezikohet marrja e pagës mujore, por kuptohet nëse se shpejti nuk do të ketë ndryshim të kësaj situate, shumë firma në sektorin privat do të fillojnë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)