Pas angazhimit të Brukselit në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, javën e ardhshme pritet që edhe Uashingtoni të angazhohet në arritjen e një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës, informon “Bota sot”. Të hënën në Tiranë do të mbërrijë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brajan Ji, i cili do të zhvilloje takime me liderët kryesore politike.
Mësohet se zëvendës ndihmës Sekretarit i Shtetit do të takojë kryeministrin shqiptar Edi Rama, kreun e parlamentin njëherësh presidenti i zgjedhur Ilir Meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha. Kjo vizite zhvillohet pas dështimit të negociatorit të Partisë Popullore Europiane David Mcallister, i cili tentoi pa sukses arritjen e një marrëveshje në 25 prill.
Nga ai moment ka pasur dy tryeza të thirrura nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, por këto takime kanë dështuar. Mbetet për t’u parë nëse vizita e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hojt Brajan Ji,do të çojë palët drejt kompromisit.