Analistët në Itali e vlerësojnë si një çlirim për vendin rrëzimin e koalicionit qeverisës së Legës me Lëvizjen me pesë yje, që sipas tyre ka përfunduar me një spektakël nga ana e kryeministrit në largim Xhuzepe Konte.
Qeveria më e rrezikshme që nga pas lufta deri më sot ka përfunduar me një spektakël: populistët që luftojnë populizmin e të tjerëve. Në këtë mënyrë nis një nga analizat e shumta për krizën politike që ka përfshirë Italinë pas rrëzimit të koalicionit qeverisës mes Legës dhe Lëvizjes me Pesë Yje.
Arsyeja për të cilën do të mbahet mend fjalimi i fundit i Xhuzepe Kontes si kryeministër i vendit ka pak të bëjë me substancën e arsyetimit të avokatit të popullit; por nga ana tjetër lidhet shumë me rëndësinë simbolike të rrëzimit të qeverisë verdhë e gjelbër.
Ndërkohë pasi është takuar me liderët e partive në vend kreu i shtetit vendosi t’i japë kohë Lëvizjes me pesë yje dhe Partisë demokratike, dy palët më të përfolura për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, deri të mërkurën për krijimin e një mazhorance të re, por lideri i Legës, Mateo Salvini deklaroi se zgjidhja nuk mund të gjendet nëpërmjet lojërave në presidencë por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të reja.
«Kriza duhet të zgjidhet Brenda një kohe të shkurtër, ashtu si meriton një vend i madh si i yni”. Në këtë mënyrë presidenti Italian Serxho Matarela, duke përmbledhur konsultimet dy ditore me partitë i jep më shumë kohë Lëvizjes me pesë yje dhe Partisë Demokratike në përpjekjet për të krijuar një koalicion qeverisës.
Ai më tej u shpreh se duhet krijuar një qeveri që të marrë votëbesimin në parlament, me marrëveshjet e grupeve për një program për qeverisjen e vendit. Në rast se nuk do të ketë kushte për realizimin e kësaj qeverie atëherë vendimi do të shkojë në zgjedhje.
Vendimi për më shumë kohë, sipas Matarelës, u mor nga fakti se në orët e fundit të konsultimeve disa parti ndërmorën iniciativën për një marrëveshje të mundshme në parlament për një qeveri të re. dhe ishin vetë palët politike që kërkuan më shumë kohë nga kreu i shtetit.
Matarela nuk e ka fshehur faktin se do të preferonte një rrugë tjetër nga ajo e zgjedhjeve të reja. Kreu i shtetit u shpreh se ajo e zgjedhjeve të reja nuk është një rrugë që duhet marrë me të lehtë, vetëm pas 14 muajsh qeverisje, ndërkohë që kushtetuta parashikon që italianët tu drejtohen qendrave të votimit cdo pesë vjet. Por nëse parlamenti nuk do të ketë një mazhorancë të re, zgjedhjet janë të pashmangshme.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes me pesë yje, Luixhi di Maio, u shpreh se në takimin e javës së ardhshme me partinë demokratike, ai do të rendisë 10 pikat e planit qeverisës të partisë së tij. Sipas tij vendi aktualisht rrezikohet të përjetojë një krizë politike si ajo e vitit 2008, për këtë arsye ai theksoi se partia e tij është gati të jetë pjesë e një qeverie të re që do të përpiqet të realizojë një listë me 10 pika të objektivave prioritare.
Duke filluar që nga reduktimi i pagave të deputetëve, reforma e sistemit të kredisë, reforma në drejtësi si dhe përballja me fenomenin e emigrantëve. Di Maio konfirmoi se kanë nisur negociatat për krijimin e një mazhorance të qëndrueshme, dhe se partia e tij nuk i trembet aspak zgjedhjeve të reja, e as do t’i largohej mbajtjes së premtimeve që i janë bërë italianëve.
Në një deklaratë tjetër për mediat, kreu i Lëvizjes me Pesë yje theksoi se ata që votuan partinë e tij në 4 mars të nëj viti më parë e bënë për të ndryshuar vendin nëpërmjet partisë së tij.
Nga ana tjetër lideri i Legës Salvini, këmbënguli se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën. Ai theksoi se Italia nuk mund t’i lejojë vetes që të humbasë kohë dhe nuk mund të ketë një qeveri që debaton dhe ku partnerët e koalicionit kanë këndvështrime të ndryshme. Sipas tij qeveria e Kontes u rrëzua për shkak të refuzimeve të shumta të lëvizjes me pesë yje. Këtë mesazh të qartë ministri i Brendshëm në detyrë ia transmetoi dhe presidenti Matarela.
Ai u shpreh se ka qenë i vetëdijshëm se ishte pjesë e një qeverie që kishte ndaluar në vend, dhe mënyra e vetme për të rimëkëmbur vendin nga e para, është duke mos parë mbrapa. Por ai njëkohësisht ka lënë hapur dhe një mundësi ripajtimi me lëvizjen me pesë yje duke thënë se nëse dikush do i kërkonte të arsyetonte sepse refuzimet mund të kthehen në pohime, dhe ekipi qeverisë mund të përmirëzohet, atëherë mund të ketë një mundësi shumë të vogël për të shmangur zgjedhjet. Para gazetarëve ai tha se nuk është një njeri që i mbetet hatri pasi sheh gjithnjë përpara.
Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Graciani Delrio, pas takimit me Matarelën u shpreh se ishin të gatshëm për një qeveri të re e cila do të përballej me problemet e vërteta të vendit. Por ata i shtuan lisrës së Lëvizjes me pesë yje, dhe reformën e ligjit electoral në mënyrë që të garantojë një përfaqëism demokratik në vend. Por një nga pikat ku Lëvizja me Pesë Yje dhe Partia Demokratike përplasen është pikërisht reduktimi i pagave të deputetëve.
Por kjo përpjekje e demokratëve ka krijuar përplasje me krahun që ndjek qëndrimet e ish kryeministrit Renzi. Anëtarë të tjerë të kësaj partie mendojnë se këndvështrimet mes dy partive janë shumë të ndryshme.
Por nuk kanë munguar as deklaratat që parashikojnë koalicione të mundshme mes palëve në rast se vendi do të shkonte në zgjedhje. Frateli D’italia konfirmoi bisedën më Salvinun sipas së cilës ëshët rënë dakord që të ketë një marrëveshje me Legën menjëherë pas zgjedhjeve. Por njëkohësisht pritet dhe qëndrimi i Forca Italia të Berluskonit i cili gjithashtu këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve. Në rast të një mandate eksplorues, thënë ndryshe qeverie tranzitore, për Frateli D’Italia, mundësia më e mirë është ajo e një ekzekutivi të qendrës së djathtë.
Në mbështetje të kësaj ideje, ish kryeministri Berluskoni u shpreh se qendra e djathnë është mazhoranca që doli fituese në zgjedhjet e fundit dhe aktualisht është mazhoranca natyrale e italianëve. Ai theksoi se bendi sipas tij ka nevojë për një qendër të djathtë moderne me një qëndrim pro europian. Ai shtoi se ajo që ndodhi tregon qartë se projektet e qeverisë bëhen me ide që përputhen, jo pas zgjedhjeve por para tyre.
Takimi më i fundit mes partisë demokratike dhe Lëvizjes me pesë yje zgjati rreth dy orë, me delegacionet që u përpoqën të gjejnë një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.
Sinjalet e para duken positive për të dyja palët, dhe sipas zërave nuk ka asnjë problem të pakalueshëm. Burime nga lëvizja me pesë yje shpjegojnë se është diskutuar shumë për pikën ku të dyja palët përplasen: reduktimi I pagave dhe i numrit të deputetëve. Aktualisht parlamenti i Italisë ka 345 deputetë. Por partia demokratike ka kërkuar një qëndrim të qartë nga Lëvizja me pesë yje, para firmosjes së mundshme të një marrëveshjeje për krijimin e një qeverie të re.
Në radhët e demokratëve vijojnë përplasjet me ish kryetarin e partisë Renci i cili akuzon kreun aktual të partis Xhentilonin, pasi ky i fundit e akuzoi se po përpiqej të prishte negociatat. Huffington Post publikoi një regjistrim ku Renci shpjegon se është pikërisht Xhentiloni ai që në mënyrë të vetëdijshme bën propozime të cilat lëvizja me pesë yje nuk mund t’i pranojë për shkak të qëndrimeve të saj. Madje ai paralajmëroi dhe një përcarje të mëtejshme të Partisë Demokratike duke thënë se nëse dikush thyen rregullat e brendshme nuk është e thënë që Partia Demokratike të shkojë si e tërë në zgjedhjet e reja.
Di Maio reagoi duke thënë se italianët që e votuan në 4 mars të paktën në fund mund të thonë se dhe pse ishte një qeveri që zgjati pak, ia doli të reduktonte numrin e deputetëve.
Çdo gjë do të vendoset javën e ardhshme pas përfundimit të negociayave të tjera dy ditore. Pas deklaratave të liderëve të PD dhe Lëvizjes me pesë yje, shtohen zërar për arritjen e një marrëveshjeje për një qeveri të re. edhe pse Salvini nuk është i vetëm në këmbënguljen për të çuar vendin në zgjedhje të reja/abcnews.al