Kriza politike largon investitorët e huaj

Zejnulla VESELI

Shkup, 12 prill – Oda Ekonomike Gjermane në Maqedoni kërkon nga partitë politike në vend që sa më shpejtë të zgjidhin krizën politike përndryshe kushtet e të bërit biznes siç janë siguria juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, paqartësia e politikës ekonomike, jo transparenca e institucioneve shtetërore,  infrastruktura e dobët mund të ndikojnë negativisht për në vendimmarrjet e investitorëve të huaj gjatë vitit 2017, shkruan gazeta KOHA. Kompanitë gjermane anëtare të Odës ekonomike gjermane në Maqedoni, sipas Patrik Martens, kryetarit të Odës ekonomike gjermane edhe përkundër dëmeve të mëdha që u shkaktohen nga kriza politike gati tre viteve fundit, kompanitë gjermane janë optimist se edhe gjatë vitit 2017 do të investojnë në Maqedoni. “Anketa për vlerësimin e klimës së biznesit në Maqedoni  në të cilën morën pjesë 71 kompani gjermane nga gjithsejtë 200 sa janë prezent në tregun e Maqedonisë 51 për qind e tyre klimën aktuale të biznesit e vlerësojnë  si të keqe, 12 për qind si shumë të keqe ndërsa vetëm 10 për qind e kompanive gjermane e vlerësojnë si të mirë”, tha Martens gjatë prezantimit të rezultateve të anketës për vlerësimin e klimës së biznesit në Maqedoni  nga kompanitë gjermane për vitin 2016. Ndërsa, në pyetjen se a prisni  që klima e biznesit në Maqedoni gjatë vitit 2017 do të përmirësohet Martens u shpreh se 63 për qind e kompanive të anketuara nuk shpresojnë se do të ketë ndryshim të klimës së biznes dhe se edhe gjatë viti 2017 do të mbetet e njëjta kurse 26 për qind janë shprehur se mund edhe më shumë të keqësohet klima e biznesit ndërkaq vetëm 11 për qind e firmave gjermane në Maqedoni shprehen optimist se klima e biznesit do të jetë shumë më e mire se sa në vitin 2016. “Njëjtë si dhe anketa e vitit të kaluar 44 për qind e kompanive gjermane planifikojnë të risin investimet si dhe të hapin vende të reja të punës, 50 për qind nuk kanë plan as të risin investimet dhe as të pranojnë fuqi të re punëtore ndërsa 6 për qind e kompanive gjermane planifikojnë të shkurtojnë numrin e të punësuarve gjatë këtij viti”, tha Martens. Ndërkohë Martens tha se me notë pozitive kompanitë gjermane e kanë vlerësuar  produktivitetin dhe kapacitetin e fuqisë punëtore si dhe aftësitë e tyre profesionale  dhe  nivelin e tyre akademik. “Kjo është një shenjë e mirë se një numër i madh  firmave gjermanë edhe përkundër problemeve që po ballafaqohen si pasojë e krizës politike në Maqedoni të cilës ende nuk i dihet se si do të jetë fundi  i kësaj krize dëshirojnë të investojnë edhe gjatë këtij viti. Rreth 82 për qind e kompanive janë deklaruar se sërish do të investojnë në Maqedoni por partitë politike duhet sa më shpejtë të gjejnë mënyrën më të mirë për të dalë nga kriza politike sepse jo sigurie politike dukshëm do të ndikon në vendimet marrjen e investitorëve të huaj të rinj për të investuar kapitalin e tyre në Maqedoni”, tha Martens. Edhe Oda e ekonomike gjermane në Maqedoni kërkon nga qeveria e ardhshme që urgjentisht të merren më reforma në sistemin e mesëm  arsimor dhe të krijojë degë të ndryshme për krijimin e kuadrit profesional për nevojat e fuqisë punëtore fizike. “Ajo që për momentin më së shumti kanë nevojë kompanitë e huaja është gjetja e kuadrit profesional pra punëtorë të kualifikuar me arsim të mesëm të profileve të ndryshme. Në se koj nuk ndodhë së shpejti atëherë shumë investitorë të huaj për shkak të mos gjetjes se fuqisë fizike punëtore mund edhe të mos marrin vendime që të investojnë në të ardhmen në Maqedoni”, tha Martens. Kryetar i Odës ekonomike gjermane në Maqedoni, Patrik Martens njëherit informojë se Maqedonia me Gjermaninë ka suficit të lartë të këmbimit tregtar dhe se në vitin 2016 këmbimi tregtar ka arritur shifrën prej 2.7 miliard euro, gjegjësisht ka eksportuar mallra drejtë Gjermanisë në vlerë  prej 2.5 miliard euro ndërsa ka importuar mallra gjermane në vlerë prej 250 milion euro.

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara