Kriza nga koronavirusi, forma unike për të ruajtur distancën (FOTO)

38

Çdo ditë, përveç të dielës, Reverendi Scott Holmer ulet në një stol të drunjtë, i veshur me rrobën e tij të priftit, në një parkim, jashtë kishës së tij në Maryland, dhe mban seanca rrëfimi dhe bekimi në pa kontakt, nga makina. Në SHBA, një vend që prej kohësh e ka adhuruar kulturën e shërbimeve nga makina; për kinemanë dhe fast fudin, pandemia e COVID 19 ka shtuar edhe një tjetër në listë, rrëfimet katolike.

Ati Holmer, pastor në një nga kishat katolike të Merilandit, doli me këtë ide pasi pa Korenë e Jugut që organizonte teste nga makina për koronavirusin. “Çelësi është të mbash sekretin e rrëfimit, e dini çfarë dua të them. Askush nuk do të donte të dëgjonte njëri-tjetrin në rrëfim, ndaj ne duhet ti mbajmë makinat në një distancë të caktuar. në këtë mënyrë menaxhimi i trafikut ka qenë problemi më i madh logjistik”.

 

Dhe ai, nuk është i vetmi që ka gjetur një mënyrë unike për të ruajtur distancën ndërsa koronavirusi i ri vazhdon të përhapet dhe vendet izolohen. Të dielën, arqipeshkvi i Kantberrit, mbajti meshën e parë të tij virtuale, të transmetuar në faqen e facebookut të kishës së Anglisë. Në mesin e frikës për një valë të re infektimesh, autoritetet në të gjithë Azinë kanë intensifikuar përpjekjet për të ndaluar koronavirusin.

Në Tajlandë, dyqanet po përdorin disa mekanizma të veçantë për dhënien e mallrave dhe parave si edhe kryqet e kuqe për të ruajtur distancimin social. Në një qytet në Liban, një dron zhurmon mbi ballkone për të shpërndarë trëndafila të kuq në ditën e nënës. Tre studentë dolën me idenë e shërbimit të trëndafilave fluturues për të festuar ditën e veçantë pa shkelur kufizimet për distancën sociale.

Comments are closed.