Stamboll, 14 shtator – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se lidhja e tij personale me presidentin amerikan Donald Tramp mund të ndihmojë në tejkalimin e krizës në marrëdhëniet mes dy vendeve, të shkaktuar nga vendimi i Ankarasë që t’i blejë sistemet mbrojtëse ruse “S-400”, shkruan gazeta KOHA.
Erdogan tha edhe se me Trampin do të bisedojë për mundësitë që Turqia t’i blejë nga SHBA-ja sistemet “Patriot”.
Pas vendimit të Turqisë që t’i blejë sistemet ruse “S-400”, Departamenti i Shtetit kumtoi se ka përfunduar oferta për blerjen e sistemeve mbrojtëse amerikane “Patriot”.
Erdogan, megjithatë për mediumet britanike deklaroi se me Trampin para dy javëve veçmë ka biseduar për blerjen e sistemit “Patriot”, si edhe se me të në këtë temë do të bisedojë edhe kur më vonë këtë muaj do të takohen në Kuvendin e përgjithshëm të KB-së në Nju-Jork.
“I thash, pa dallim të asaj sa ‘S-400’ do të marrim, ne mundemi prej tyre të blejmë një sasi të caktuar të sistemit ‘Patriot’, por edhe i thash se duhet të shohim edhe cilat do të jenë kushtet, që sistemet e tyre madje pak të jenë të ngjashme me ‘S-400′”, tha Erdogan. (koha.mk)