Kriza e rritjes së çmimeve, Mbreti i shton nga 600 paund stafit

Mbreti Charles ka vendosur të ndihmojë me nga 600 paund në muaj stafin e tij për të përballuar krizën e rritjes së çmimeve që ka goditur tashmë dhe Britaninë e Madhe. Sipas The Sun, shpërblimet do të shtohen në pagën e muajit nëntor dhe do t’i jepen çdo punonjësi, madje dhe atyre më të thjeshtëve.

Gazeta shton se pjesa më e madhe e kësaj pagese do të jepet nga të ardhura personale të mbretit. Nga burimet mësohet se punonjësit që marrin më pak se 30 mijë paund në vit do të marrin 600 paund në muaj, ndërsa ata që fitojnë më shumë do të kenë një paketë ndihmëse më të vogël. Deri në këto momente nuk ka asnjë përgjigje nga Buckingham Palace për këtë lajm.