Athinë, 22 janar – Banorët e ishujve grekë, ku gjendet një numër i madh i refugjatëve nga Lindja e Mesme, kanë protestuar kundër planeve të qeverisë për t’i zëvëndësuar kampet e refugjatëve me qendra paraburgimi.
Mediat bëjnë me dije se protestat u mbajtën në ishujt e Lesbos, Samos dhe Chios.
Kërkesa e protestuesve është që emigrantëve tu lejohet të lëvizin në kontinentin evropian dhe refugjatëve tu lejohet që të largohen nga vendi.
Ndërkohë më shumë se një milionë emigrantë deri më tani janë larguar nga konfliktet në Lindjen e Mesme për në Turqi, dhe nga aty, kanë kaluar në territorin grek.
Fluksi më i madh i hyrjeve të migrantëve ndodhi në vitet 2015-2016. Vitin e kaluar, 59.726 migrantë dhe refugjatë arritën në brigjet e Greqisë, sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.(koha.mk)