Kritikoi Mugaben, gazetarja amerikane rrezikon 20 vjet burg

Gazetarja amerikane, Martha O’Donovan, u arrestua të premten në kryeqytetin e Zimbabvesë, Harare. Policia thotë se ajo kishte bërë  një postim në Twitter ku kishte thënë se “ata po udhëhiqen nga një njeri i sëmurë dhe vetjak” më 11 tetor, shkruan Daily Mail. Ata pohojnë se ishte krim i përmbysjes së presidentit Robert Mugabe. Ata thanë se postimi kishte qenë i një përdoruesi me emrin @matigary, ndërsa zyrtarët thonë se ata kishin gjurmuar adresat e IP-së e që kishin çuar në shtëpinë e O’Donovan-it në Zimbabve. Avokatët e saj thonë se ajo nuk qëndron prapa llogarisë që e kishte bërë atë postim. Në rast se gjendet fajtore, 25 vjeçarja mund të përballet deri në 20 vjet burg.