Athinë, 30 janar – Organizata Botërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Amnesti Interneshënall sot e kritikoi Greqinë për planin e saj për vendosjen e rrethojës lundruese për t’i parandaluar emigrantë nga Turqia të arrijnë në ishujt grekë.
Drejtori i sektorit hulumtues të kësaj organizate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Masimo Morati, e përshkroi planin si një përshkallëzim alarmant në përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë greke për ta bërë më të rëndë arritjen e azilantëve dhe refugjatëve në bregdetin e saj.
“Plani hap çështje serioze për mundësinë e shpëtimtarëve për të vazhduar të ndihmojnë njerëzit të cilët përpiqen ta kalojnë kalimin e rrezikshëm të detit për në Lezbos”, thuhet në deklaratën e shkruar të Moratit.
Ai shtoi se qeveria greke duhet urgjentisht t’i sqarojë detajet operative dhe masat e nevojshme mbrojtëse për t’u siguruar se sistemi nuk do të jetë rrezik për jetën.
Ministria greke e Mbrojtjes ju bëri thirrje kompanive në afat prej tre muajve të dorëzojnë oferta për sistemin mbrojtës lundrues – rrethojë prej 2,7 kilometrash.(koha.mk)