Gjiko dhe Elita Rudi u martuan në një ceremoni martesore private me miq dhe familjarë.
Por, dasma përkundër prezencës së ndaluar të mediave, arriti të përfolet shumë pasi ishin vet yjet që publikuan pamjet nga ceremonia.
Prezent ishte edhe këngëtari Meda me bashkëshorten e tij Lulen, ku kjo e fundit rrëmbeu vëmendjen e bashkëshortit.
Ajo u shfaq me një fustan të kuq gjysmëtransparent, duke bërë që t’i vërehen tej mase linjat trupore dhe sutjenat.Kjo veshje e Lules nuk është lëvduar fare në rrjetet sociale, madje komentuesit e kanë kritikuar ashpër.
“Je nënë, ke fëmijë”, “Paren mundesh me pas, po shijen nuk e ki”, janë disa prej komenteve në rrjetet sociale për bashkëshorten e Medës.Kohë më parë u spekulua se çifti është ndarë.
Megjithatë, Meda dhe bashkëshortja e tij dolën shpejt për të hedhur poshtë këto zëra duke thënë se gjithçka është në rregull në familjen e tyre.