Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka thënë se kritikët në mediat angleze kanë tentuar që ta bëjnë të duket si “një idiot budalla”.
24-vjeçari ka realizuar tre gola në 33 paraqitje për ekipin londinez, por ka munguar në shtatë ndeshje shkaku i suspendimit për dy kartonë të kuq. “Më ka prekur burimi i kritikave dhe forma e tyre”, ka thënë Xhaka për 24 Heures. “Këto kritika nuk ishin nga klubi im, por nga ish-lojtarët që nuk më njohin mua apo Arsenalin”. “Njerëzit që nuk dinë asgjë se si luaj më kanë sulmuar dhe më kanë bërë të dukem si një idiot budalla”.