Me 376 vota pro Hristijan Mickovski u zgjodh kryteari i ri i VMRO-DPMNE-së në kongresin e 16-të që u mbajt sot në Vallandovë. Në zgjedhjen e tij votuan 428 prej 438 deputetëve të regjistruar, ndërsa ka pasur 52 vota të pavlefshme Krytearti i sapozgjedhur Mickoski, theksoi se qëllimi i tij kryesor është konsolidimi i partisë dhe fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai shtoi se Maqedoninë e mendon si një vend me njerëz të lumtur dhe me prosperitet ekonomik. Tha se angazhohet për zhvillim teknologjik, investime, përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, uljen e papunësisë, gjyqësor të pavarur dhe të drejtë. Në ditën e dytë të Kongresit foli edhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski. Ai u fokusua në përvojën e kaluar politike në parti. Gruevski si një prej arsyeve për humbjen në zgjedhjet lokale e theksoi mungesën e besnikërisë, gjegjësisht, siç tha, tradhtinë e njerëzve të partisë.
“Edhe në takimet e mia me kandidatët për kryetarë komunash pas zgjedhjeve dhe atyre të cilët fituan dhe atyre të cilët humbën dhe në takimet e mia me kryetarët e KK dhe në takimin me grupin e veteranëve të partisë dhe në materialet me shkrim të cilat kanë ardhur nga tërë Maqedonia për qëllimet e kësaj analize dominon fjala tradhti. Ndjenja dhe informacionet nga të gjitha palët ishte se pas një periudhe të gjatë kohore, një numër i madh i funksionarëve tanë në nivele të ndryshe nga motive dhe qëllime të ndryshme kanë kryer tradhti klasike ndaj partisë dhe kjo ka pjesë të konsiderueshme në rezultatin përfundimtar”, tha Gruevski, duke folur për pretendimet pas Raportit të Grupit të punës për analizën e zgjedhjeve që para dy ditësh e miratoi Komiteti Qendror.
Në Kongresin e 16-të Greuvski u zgjodh kryetar nderi, ndërsa delegatët votuan tre rezoluta, për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, për zhvillim ekonomik dhe zhvillim dhe Rezolutën për dënmimin e përndjekjeve politike që po zbaton LSDM-ja. Në kongres merrin pjesë edhe të ftuar nga BDI-ja, si dhe nga partnerët e koalicionit dhe përfaqësues të disa institucioneve ndërkombëtare.