KRISTIAN MALOCAJ: Ëndërroj vetëm titujt botëror (FOTO)

43

Një bokser dhe thai-bokser i njohur shqiptarë në Gjermani, bëhet fjalë për Kristian Malocaj, i cili edhe pse i ri në moshë, vazhdon të na bëj krenarë shqiptarëve kudo që jemi. Ai vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi sportin që stërvitet dhe sjellë vetëm suksese

Bisedoi: Blerand REXHEPI

KOHA: U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?

Këtë sport e bëj tash 7 vite. Motivimi është familja edhe trajneri dhe shokët.

KOHA: E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?

Në fillim ka qenë pak rëndë ama me përkrahjen e sponsorit tim, Ole Peters kam mund t’ia dal në 9 në (kickboxen dhe thai boxen) kampion gjerman edhe 2 herë europian.

KOHA: Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?

Buakaw Banchamek është legjendë në këtë sport, unë mundohem të stërvitem si ai.

KOHA: Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit?

Kam në nëntor një termin për një ndeshje të madhe në Hamburg Enfusion quhet eventi dhe në dhjetor për kampion të Gjermanisë në Leipzig të mbroj titullin gjerman që kam.

KOHA: Po çfarë mendon të arrish në karrierë, cilat janë synimet?

Në të ardhshmen kam dëshirë të shkoj në Tailandë të bëj disa ndeshje, me disa kundërshtarë më të fortë, atje ndodhen thai boxerat më të fortë në botë.

KOHA: Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës? A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?

Unë kam 61 ndeshje dhe vetëm 7 humbje, humbjet që kam pas më kanë rikthyer shumë më të fortë, më kanë motivuar shumë për stërvitje më të mëdha.

Comments are closed.