Uashington, 3 prill – Ekonomia globale ka hyrë në periudhë të recesionit për shkak të pandemisë së koronavirusit, deklaroi shefja e Fondit ndërkombëtar monetare (FMN), Kristalina Georgieva.
Sipas saj, recesioni është shumë më i keq nga kriza financiare globale.
FMN-ja është fokusuar të garantojë se ka përgjigje të fuqishme të krizës shëndetësore, si dhe të veprojë në rimëkëmbjen e ekonomisë, theksoi Georgieva.
Ajo shprehu vendosmëri për ta shfrytëzuar “rezervën ushtarake” nga 1 miliardë dollarë nëse është e nevojshme si përgjigje e pandemisë.
Sipas saj, rreziku më i madh është vala e falimentimit dhe pushimeve nga puna, që do ta vështirësojë rimëkëmbjen e ekonomisë.(koha.mk)