Uashington, 25 shtator – Këshilli drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar e zgjodhi Kristalina Georgievën drejtoreshë ekzekutive në këtë institucion, pasi gjatë dëgjimit ajo i bindi se është përkatëse për pozitën.
Këshilli drejtues i FMN-së e zgjodhi drejtoreshë të ardhshme ekzekutive të FMN-së të 12-të me radhë pasi Fondi është themeluar në vitin 1944 – për mandatin pesëvjeçar me fillim më 1 tetor.
“E madhe është përgjegjësia të jesh në krye të FMN-së në kohë kur rritja ekonomike globale vazhdon të jetë frustruese, tensionet tregtare po vazhdojnë dhe borxhet janë në nivel të lartë historik. Prioriteti ynë i drejtpërdrejtë është t’u ndihmojmë vendeve ta minimizojnë rrezikun nga krizat dhe të jenë të gatshëm të ballafaqohen me krizat. Duke mos harruar synimin tonë shumëvjeçar – mbështetjen e politikave monetare, fiskale dhe strukturore për ndërtimin e ekonomive më të fuqishme dhe përmirësimin e jetës së njerëzve. Kjo gjithashtu do të thotë edhe zgjidhje e çështjeve siç janë pabarazia, rreziqet klimatike dhe ndryshimi i shpejtë teknologjik”, deklaroi Georgieva.
Bullgarja Georgieva (65) deri tani ka qenë drejtoresh ekzekutive e Bankës Botërore, ndërkaq në krye të FMN-së vjen në vendin e Krisitina Lagard, e cila ka dhënë dorëheqje në korrik pasi liderët e BE-së e zgjodhën kryetare të Bankës Qendrore Evropiane.