4 humbje në 4 javët e para dhe për më tepër asnjë gol i shënuar. Ky është starti më i keq i 93 viteve të fundit për Kristal Palas që thyen një tjetër rekord, atë të shkarkimit të trajnerit Frank De Bur pa regjistruar asnjë rrjetë sezonale nga skuadra e tij. Klubi londinez ka vendosur t’i tregojë derën trajnerit holandez pas disfatës në transfertën e Barnlej. Statistikat nuk e mbështesin aspak ish trajnerin e Interit, madje e bëjnë atë të largohet pas një starti katastrofik të sezonit ku skuadra e tij e shikon veten në fund të klasifikimit me 0 pikë dhe asnjë gol të shënuar. Aventura e holandezit në stolin e Kristal Palas zgjati vetëm 77 ditë, një tjetër rekord edhe ky pasi si zikaltër ai rezistoi 85 ditë.
Tashmë në pole pozicion për të zëvendësua De Bur qëndron një njohje e vjetër e futbollit anglez. Roy Hodgjson mund të zen vendin e De Bur për të nxjerrë nga situata aspak komode klubin. Trajneri i lindur në Krojdon dhe dorëheqjen nga Anglia në 27 Qershor të vitit 2016 pas humbjes së papritur ndaj Islandës në Euro 2016, ndërsa disa muaj më vonë u emërua konsulent i merkatos së Melburn Siti, klubi australian satelit i Mançester Siti.