Uashington, 19 tetor 2018 – Një nxënës është plagosur sot në një sulm të armatosur në shkollën e mesme “Sharlot Meklenburg” në shtetin federal amerikan të Karolinës Veriore.
Siç bëri të ditur policia lokale, kryerës i sulmit kanë qenë një nxënës në të njëjtën shkollë, i cili ka shtënë me armë zjarri. Sulmuesi shpejtë është mposhtur dhe arrestuar. Sipas burimeve policore, nxënësi i plagosur është dërguar në spital, por tani për tani nuk dihet “nëse djalë apo vajzë”.
Policia informon se bëhet fjalë për “incident të izoluar” dhe se menjëherë pas ngjarjes shkolla është mbyllur, por së shpejti mësimi ka vazhduar sipas orarit të caktuar.
Një përfaqësuesi i shkollës deklaroi se sulmuesi ka përdorë armë në pronësi të policit.
Incidenti ka ndodhur diçka rreth orës 9 sipas kohës lokale (orës 15 sipas kohës së Evropës së Mesme).
Në vijim është hetimi policor për motivet për sulmin.