Akulli në kraterin Korolev është i trashë dy kilometra dhe shkaku i një fenomeni natyror kurrë nuk shkrihet
Një kartolinë e përkryer e krishtlindjes ka arritur këto ditë nga Marsi, Dhe, deri sa nuk është e sigurtë a do të kemi krishtlindje të bardhë, fluturakja Mars Express gjatë fluturimit të saj mbi Planetin e kuq ka xhiruar një kraterin gjigant Korolev të mbërthyer në akull.
Fotografi të mahnitshme duken sikur vetëm në këtë regjion të kraterit ka rënë borë e freskët, thekson Agjencia evropiane e kozmosit, mirëpo këtu është fjala vetëm për akullin në afërsi të kapelës polare, trasmeton GazetaMetro.net. Vetë krateri është i gjerë 82 kilometra, ndërsa akulli në të në mes është i trashë gati dy kilometra. Për pamjen e tillë të akullit të izoluar, i cili qëndron gjatë tërë verës, është meritor fenomeni i “kurthit të ftohtë”. Ajri i cili udhëton mbi krater ftohet shpejt dhe lëshohet duke krijuar një lloj mburoje mbi akullin i cili ashtu qëndron gjatë tërë vitit.
Agjencia evropiane e kozmosit e ka lansuar fluturaken Mars Express drejt Marsit në vitin 2003, në mënyrë që ta shqyrtojë atmosferën dhe karakteristikat gjeologjike të planetit dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar shenja të ujit.