Edhe pse në kuzhinë ajo duhet të përdoret më shumë moderim, është një substancë me rëndësi thelbësore, shumë e dobishme për shëndetin, mirëqenien dhe kujdesin e trupit, shkruan Telegrafi, transmeton gazeta Koha.
Ka shumë lloje dhe mund të ketë, në varësi të përbërjes së saj, ngjyra të ndryshme. Kripa është një substancë me rëndësi thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë. Gjëja e rëndësishme është të konsumohet me moderim të madh, në mënyrë që të mos rrezikohet një seri e gjatë sëmundjesh, duke përfshirë hipertensionin, veshkat dhe problemet e zemrës.
Duke u përdorur siç duhet, është një burim i përfitimeve të mëdha dhe ka një veprim kurativ, pastrues dhe madje kozmetik dhe antimoshë.