Trashëgimtarja e TOPSHOP, e cila zotëron një pasuri prej 3.8 miliardë dollarë, Chloe Green do të martohet Jeremy Meeks, i cilësuar si krimineli më i bukur në botë. Pas daljes nga burgu, Jeremy u bë i famshëm për shkak të fizikut të tij dhe u nda nga gruaja me të cilën ka dy fëmijë dhe u fejua me trashëgimtaren. Mesa duket Jeremy dhe e dashura e tij do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë. Jeremy është i angazhuar me disa projekte të rëndësishme në fushën e modelingut dhe është bërë shumë i famshëm dhe imazh i disa firmave botërore të veshjeve.