Jerusalem, 23 janar – Presidenti i Gjermanisë Frank Valter Shtajnmaer deklaroi sot se vendi i tij duhet të mbetet i përkushtuar në luftën kundër antisemitizmit në secilën formë, gjatë kësaj duke shprehur “keqardhje më të thellë” për shkak të Holokaustit, transmeton gazeta KOHA.
“Vrasjen masive të gjashtë milionë hebrenjve, krimin më të madh të njerëzimit, e bëri vendi im. Lufta e tmerrshme, e cila kushtonte mbi 50 milionë jetë të hebrenjve, filloi në vendin tim. Shtatëdhjetepesë vite pas çlirimit të kampit Aushvic unë qëndroj këtu si president i Gjermanisë, i mbushur me faj”, tha Shtajnmaer.
Ai shtoi se do të dëshironte të mund të thoshte se gjermanët “kishin mësuar nga historia njëherë e përgjithmonë”, por kjo nuk mund të thuhet kur urrejtja përhapet, kur antisemitizmi është fshehur në kritikën e politikës së Izraelit.
“Ajo është e keqe e njëjtë dhe ekziston vetëm një përgjigje: asnjëherë më. Për këtë nuk mund të jetë fundi i përkujtimit”, theksoi shefi i shtetit gjerman në Forumin Botëror për Holokaustin”, të mbajtur sot në Jerusalem.
Në fillim të fjalimit, Shtajnmaer të pranishmit i përshëndeti në gjuhën hebraike me fjalët: Faleminderit Zotit që jemi sot këtu. Pastaj vazhdoi në gjuhën angleze në vend se në atë gjermane dhe tha: gjermanët u përpoqën që t’i dehumanizojnë (hebrenjtë)…. nuk arritën.(koha.mk)