Krimi makabër, nëna dyshohet se ka mbytur me qese foshnjën e sapolindur

Një grua nga Gjilani dyshohet se e ka vrarë foshnjën e saj të gjinisë mashkull, njofton Klan Kosova. “Me 27.10.2017 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta dyshohet se me datën e cekur në shtëpinë e saj ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë. “E dyshuara është arrestuar pasi që kishte kërkuar ndihmë mjekësore”. “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit”.