Një grua është shpallur në kërkim pasi theri për vdekje një adoleshente shtatzënë. Më pas, ia hapi barkun dhe ia nxori fetusin nga mitra. Mirian Siqueria e vrau adoleshenten 15-vjeçare, Valissia Fernandez de Jesus për t’i marrë beben. 25-vjeçarja e hodhi më pas fetusin në një kosh dhe u arratis. I shoqi i Mirian, Mateus, e gjeti trupin e adoleshentes në një fuçi në oborrin e shtëpisë së tyre. Mirian Siqueira, që shiste produkte fëmijësh, u kishte thënë familjes dhe miqve se ishte shtatzënë. Ajo e takoi adoleshenten për një set fotografish, por më pas e vrau. Bebja, që ishte në muajin e tetë, mendohet se humbi jetën pasi mori një plagë thike në fytyrë.