Krimet e urrejtjes në Britaninë e Madhe kanë arritur nivele rekord, pas referendumit të mbajtur në qershor për daljen nga Bashkimi Evropian. Numri i krimeve të urrejtjes të raportuara është rritur në 14.295, përderisa në vitin 2015 janë paraqitur 10.739 raste. Vetëm në Manchester dhe në Yokshire, policia ka trajtuar rreth 1000 raste secila, ndërsa në Londër janë trajtuar 3,356 raste. Një muaj më parë Merkel: BE-ja të qëndrojë e bashkuar përballë Brexit Qeveria britanike ka deklaruar është duke punuar për të trajtuar krimin e urrejtjes dhe ka theksuar se do të ofrojë ndihmë për viktimat. Të prekur më së shumti nga krimet e urrejtjes janë emigrantët nga Evropa Lindore. Menjëherë pas referendumit, komuniteti polak ka raportuar një varg incidentesh, përfshirë edhe shpërndarjen e fletushkave në të cilat shkruhej se ‘polakët janë parazitë’.Fushata për largimin e Britanisë nga BE-ja është kritikuar për fushatën e saj anti-emigracion, por sipas kryesuesve të fushatës, çështja e emigracionit ka luajtur një rol të madh në vendimin për tu larguar nga blloku. Bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian priten të fillojnë në mars.