Prokuroria për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kumtoi se ka ngritur procedurë kundër dhjetë personave nga grupi i organizuar kriminel për përpunim dhe shitje të armës së zjarrit, përcjellë gazeta KOHA.
Prokurori kompetent për shkak të ekzistimit të dyshimit, siç theksohet, ka marrë vendim për zbatim të procedurës hetuese kundër dhjetë personave për veprën e kryer penale – Përpunim i paautorizuar mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë apo materie spërkatëse nga neni 396 nga Kodi penal.
Të dyshuarit gjatë tetorit të vitit 2018 e kanë krijuar grupin kriminel, që në territorin e shtetit ka punuar ilegalisht, ka mbajtur, shitur dhe ndërmjetësuar në trafikimin me armë zjarri dhe municion në sasi të madhe.
Një pjesë e të dyshuarve nga një vend i panjohur deri më tani kanë furnizuar sasi të nevojshme të pistoletave për sinjalizim ndriçues dhe me zë. Arma e blerë në punëtori në pronësi të njërit nga të dyshuarit me përdorim të mjetit të përshtatshëm është përpunuar në mënyrë të paautorizuar në armë zjarri – pistoletë”, informojnë nga PTHP.
Prokurori kompetent publik në Prokurorinë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në gjykatën kompetente do të dorëzojë edhe propozim për përcaktim të masës së paraburgimit.(koha.mk)