Revista amerikane “Time” e ka zgjedhur një foto ku shihen “Tigrat” e Arkanit duke kryer krime në Bosnje, të cilën futur në mesin e 100 fotove më me ndikim në 150 viteve të fundit të historisë. Në mesin e këtyre 100 fotove janë përzgjedhur të tilla që përshkruajnë ngjarje nga Lufta Civile Amerikane, foto nga Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Vietnamit, deri te luftërat e fundit. Në këtë listë ndodhet edhe një foto e pranverës së vitit 1992 në Bosnje dhe Hercegovinë. Fotoreporteri amerikan Ron Haviv, më 31 mars të vitit 1992 e realizoi këtë foto të Tigrave të Arkanit, ku njëri prej tyre shihet duke shqelmuar civilët e vrarë në Bijelinë. Kjo foto u shfaq në faqet e para të mediave botërore. Puna e këtij fotoreporteri amerikanë është përdorur edhe si dëshmi në Gjykatën e Hagës, ndaj të akuzuarve për krime të luftës në Bosnje.