Kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Fatou Bensouda, shprehu shqetësim për shkak të valës së paradokohshme të dhunës në Gazë, duke vlerësuar se është e mundur që Izraeli dhe Hamasi të kenë kryer krime lufte. Ajo në kumtesë shprehu “shqetësim të madh” për shkak të përdorimit të armës nga forcat izraelite ndaj palestinezëve gjatë protestës masive përgjatë kufirit të Gazës me Izraelin. “Dhuna ndaj civilëve në situatën në të cilën është Gaza, është e mundur të paraqet krim lufte”, thekson ajo në kumtesë. Të paktën 30 persona janë vrarë kur forcat izraelite hapën zjarr, ndërsa Izraeli pohon se protestat janë “perde” për sulme mbi armatën e saj.