Krijuesi i Android sjell Essential Phone

33

Më në fund është zbuluar dhe telefoni i shumëpritur “Essential Phone”, i krijuesit të Android, Andry Rubin. Për këtë pajisje flitej prej muajsh dhe është përshkruar si një nga telefonët më të mirë në treg. Ai është ndërtuar të sfidojë iPhone, Google Pixel dhe Samsung Galaxy S8 për supermacinë e smartphone-ve. Dizajni i tij, i publikuar nga The Verge, është i mrekullueshëm.

Essential Phone ka një ekran të përparuar nga skaji në skaj i tij, përreth edhe kamerës së përparme 8 megapiksel. Ndërsa kamera e pasme me një sistem dual-camera me 13 megapiksel që kombinon sensorin e ngjyrave me monosensorin, për të siguruar foto të bukura me dritë të dobët. Pajisja është ndërtuar me një kombinim titaniumi dhe qeramikë, që sipas krijuesit e bën më të qëndrueshëm krahasuar me telefonat e tjerë prej alumini. Siç pritej, ky telefon është modular që do të thotë që përdoruesit mund t’i bashkangjitin dhe një aksesor, si kamera 360 gradë apo diçka tjetër.

Comments are closed.