Shumë prej nesh, shitja e një makine të përdorur në përgjithësi na merr shumë kohë. Madje duhet të çojmë njoftime të shumta në faqet e popullarizuara të internetit apo reklamave në faqe gazetash. Por Eugene Romanovsky vendosi t’i bënte gjerat në një nivele krejt tjetër, duke krijuar reklamën më spektakolare për Suzuku Vitara-n e tij, prodhim i vitit 1996. Duke përdorur aftësitë e tija si një artist i efekteve vizuale, bëri një video epike prej 2 minutash që tregonte gjithçka që makina e tij mund të bënte. Pas kësaj, videoja është parë mbi 5 milionë herë që kur ai e ka ngarkuar atë në YouTube. Në fakt, djali ka pasur rreth 2 milionë kërkesa për shitjen e makinës, por ka edhe nga ata që thonë se Suzuki duhet ta blejë njoftimin e djalit që ta shfrytëzojë për reklamë.
Krijon një video për të shitur makinën, i arrijnë 2 milionë oferta! (VIDEO)
Leave a comment