Krijohet syri që do ju vëzhgon çdo lëvizje (FOTO)

74

Inxhinierët kanë krijuar një prototip “webcam”, kamera kompjuteri, në formën e një syri njeriu, të cilin e kanë quajtur “Eyecam”. Syri vendoset në pjesën e përparme të monitorit të kompjuterit, ndërsa ka aftësinë të ndjekë fytyrën e individit gjatë një komunikimi me video.

Realizimi është mjaft interesant pasi duket tejet realist, nga rrudhat e lëkurës, vetullat, madje edhe enët e kuqe të gjakut në të bardhën e syrit. Madje, ju mund të krijoni vizionin tuaj në shtëpi. Eyecam është krijuar nga Marc Teyssier dhe ekipi i tij në laborator në Gjermani.