Suitave të këtij avioni u mungon vetëm të varësh tabelën “mos na shqetësoni”. Linja ajrore e Qatar Airways ka nxjerrë për herë të parë udhëtimet me krevate dyshe për biznes klas. Këto suita përbëhen nga dy vend-ulje të cilat bashkohen në mes duke krijuar kështu edhe një krevat dyshe. Por nuk mbaron me kaq, kjo hapësirë dyshe mund të izolohet me panele anësore, duke i dhënë formën e një dhome gjumi, për të krijuar më tepër privatësi.