Ndeshja mes Dynamo dhe Kaiserlautern është e veçantë pasi pas shumë kohësh takohen dy miqtë e vjetër kundër njëri-tjetrit: Mbrojtësi i djathtë Niklas Kreuzer (24) gëzohet që do luajë kundër një “djallit të kuq,” shkruan Bild.de. Naser Aliji (23) dhe Kreuzer janë aktivizuar së bashku disa vite me radhë në klubin zviceran FC Basel.
“Atje kishim një periudhë të shkëlqyeshme dhe ishim shok mjaft të ngushtë. Naseri është vërtet një person i drejtë dhe shumë i mirë” tregon Kreuzer. “Prej atëkohë kemi një grup në whatsapp dhe shkruhemi për çdo javë“. Në 2013 u ndanë rrugët e tyre, ku Kreuzer do vijonte aktivizimin në Erfurt, ndërsa Aliji u dërgua në huazim në Vaduz. “Kur Naser mori ofertë nga Kaiserlautern menjëherë më telefonoi të më pyesë sesi është futbolli në Gjermani“, kujton Kreuzer.
“Unë i thash se FCK është një klub me traditë“, shtoi më tej Kreuzer. “Nëse ai do luajë si mbrojtës i djathtë të premten, me siguri do duhet të përballemi shpesh kundër njëri-tjetrit. Në sport nuk ka kompromis edhe kur bëhet fjalë për miq të vjetër! Gjithçka që do ndodhë, tre pikët duhet të qëndrojnë këtu“, kërkon me vendosmëri Kreuzer. “Këtë e kam thënë prej kohësh, pavarësisht se mundet Alijit nuk i pëlqen“, përfundoi ai.
Ndryshe, Naser Aliji nga Nikuashtaku i Kumanovës, aktivizohet me Kombëtaren e Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë disponon tre pasaporta: shqiptare, maqedonase dhe zvicerane.