Kreu një krim brutal. Adoleshenti u dënua me 241 vite burg

48

Një burrë që ka kryer një grabitje fatale në Misuri kur ishte adoleshent, ku qëlloi me armë dy persona, do të jetë në burg derisa të vdesë.

Bobby Bostic është nga St Louis, Misuri, SHBA. Ai ishte një nga katër fëmijët, ku  vëllai dhe motra e tij kishin një baba tjetër. Ndërkohë që rritej, babai i tij nuk ishte prezent në familje.

“Ne nuk kishim shumë modele meshkullore”, thotë ai nga burgu në Jefferson City. “Unë kam qenë i lirë të bredh nëpër rrugë.”

Bostic ishte 16 vjeç kur ai kreu 17 krime për të cilat iu dhanë dënime të njëpasnjëshme. Nëse gjykata nuk ndryshon mendjen, ai do të jetë në burg të paktën deri në janar 2091.

Viktimat po u jepnin dhurata një familjeje të varfër. Ata kishin dy makina dhe një kamion. Një nga dhuratat ishte një pemë Krishtlindjeje kurse tjetra një divan i vjetër.

“Nuk ishte një plan,” thotë Bostic. “Ne i pamë ata dhe ishte ishte diçka e momentit, kështu ishte mënyra si mendonim.”

Ai lan fytyrën, pastron dhëmbët, shkon han mëngjes rreth orës 5.30. Ai kthehet, shikon TV, zakonisht CNN , lutet dhe pastaj fillon të lexojë.

Pas ngrënies dhe kohës që kalon jashtë, 12 orë në javë,  ai shkon në shtrat në orën 22:00. Ditën tjetër, ai zgjohet, lan fytyrën, pastron dhëmbët dhe shkon për mëngjes, të njëjtën gjë.

Familja e Bosticit ishte e varfër. Ai nuk luajti në skuadrat sportive sepse nuk mund të përballonin uniformat. Në vend të kësaj, ai luante futboll amerikan në beton. “Pa helmeta,” thotë ai.

“Nuk mund të bëj justifikime,” thotë ai. ” Nuk e dija se çfarë po bëja, nuk isha duke u përpjekur ta vrisja ose ta godisja, s’kam justifikime për krimet e mia, nuk duhet ta kisha bërë dhe jam shumë i penduar”.