Shkup, 4 korrik – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitijan Mickoski së bashku me sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar Timço Mucinski sot realizuan takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar.
Në takim, kumtuan nga VMRO-DPMNE është biseduar për situatën aktuale politike, prioritetet strategjike, si dhe për proceset reformuese të cilat janë kyçe për realizimin e qëllimeve strategjike të vendit.
“Interesi dhe përparësia jonë strategjike është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Por jemi të shqetësuar se kemi rezultat më të dobët në fushën e reformave që janë thelbësore për integrimin e vendit në BE, sepse kjo qeveri nuk ka kapacitet për të zbatuar reformat e nevojshme”, ka thënë Mickovski, qëndron në kumtesë.
Mickoski, siç qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së tha se persekutimi politik ndaj opozitës kishte për qëllim ta defokusojë opinionin nga problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët, skandalet kriminale që po ndodhin, dhe se Maqedonisë i duhen reforma thelbësore dhe funksionim i sistemit të prokurorisë dhe gjyqësor sipas parimeve të paanësisë dhe ligjshmërisë.(koha.mk)