Kreu i VMRO, Mickoski takohet me Hajko Mas

Shkup, 13 nëntor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, së bashku me nënkryetarin Vllado Misajllovski dhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar Timço Mucunski, realizuan takim me shefin e diplomacisë gjermane, Hajko Mas.

Në takim u potencua interesi për thellimin e bashkëpunimit dhe përforcimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, njoftuan nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, në këtë takim ka theksuar se vijojnë ndryshime në shtet, para se gjithash për shkak të dështimeve ekonomike dhe politike të Qeverisë, të cilët ndikojnë mbi jetën e qytetarëve dhe mungesa e konceptit dhe vizionit të këtij pushteti. Ai po ashtu theksoi se me këtë pushtet agjenda evropiane përfundon në qorrsokak, edhe pse integrimi në Bashkimin Evropian paraqet interes kryesor strategjik të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, po ashtu  potencoi se në nivel shqetësues të lartë janë korrupsioni dhe krimi kundër të cilëve doemos të realizohen hapa të rëndësishëm. Ndërsa, në vend të kësaj, kemi populisëm.

Qeveria e re e VMRO-DPMNE-së, sipas Mickoskit, do të zhvilloj politikë të hapur dhe do të investoj në përmirësimin e standardit të qytetarëve. Dallimet e para, sipas tij do të vërehen në 100 ditët e parë të formimit të qeverisë.

Ndryshe, ai në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas, tha se Gjermaninë e sheh si aleat të fortë dhe të sinqertë, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sfera të interesit të përbashkët.(koha.mk)