Kreu i OBSH-së me kritika për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID

24

Bota është në prag të një “dështimi katastrofal moral” për ndarjen e pabarabartë të vaksinave anti-Covid, vlerëson kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se perspektiva për shpërndarjen korrekte të vaksinave të ndryshme anti-COVID është në rrezik serioz.

“Jo vetëm që kjo qasje ‘unë i pari’ i rrezikon shtetet më të varfëra dhe cenueshme në botë, por është ehde vet-mposhtje. Përfundimisht këto veprime vetëm se do ta zgjasin pandeminë”, ka thënë Ghebreyesus, transmenton “The Independent”.
Thirrja ka ardhur vetëm pak ditë pasi që drejtori i përgjithshëm i OBSH-së ka kërkuar nga shtetet e pasura dhe ato me të hyra mesatare të ndalojnë së bëri marrëveshje bilaterale me kompanitë farmaceutike, pasi siç tha ai, kjo pengon tentimet e Kombeve të Bashkuara për të siguruar vaksina edhe për shtetet e varfëra. Ai ka thënë se veprimi i tillë rritë çmimet për të gjithë dhe nënkupton se shtetet e varfëra nuk marrin vaksina.