Shkup, 24 qershor – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ftuar në emisionin “Hapur në TV Alfa”, ka folur rreth rikonstruimit apo fshesës së qeverisë, si dhe mbi aktualitetin politik në vend, transmeton KOHA.
Kasami ka potencuar se: Lëvizja BESA, gjithnjë ka dhënë përkrahjen e saj, në momentet delikate që ka kaluar Maqedonia dhe këtë e ka bërë, duke shpresuar për një të ardhme më të mirë dhe duke u bazuar edhe në programin politik të Lëvizjes BESA, ka shtuar Kasami.
Poashtu kreu i BESËS, ka theksuar se kjo qeveri, me veprimet e saja ka treguar se nuk është stabile dhe me këtë kuadër është shumë e vështirë që të kemi një përfaqësim dinjitoz përpara strukturave Euroatlantike, dhe se me individ të tillë, nuk mund të luftohet korrupsioni apo të kemi një gjyqësor të pavarur.(koha.mk)