Kreu i Komunës së Gostivarit, Taravari infektohet me koronavirus

41

Gostivar, 3 dhjetor – Kryetari i Komunës së Gostivarit, njëherë edhe sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Të dashur miq dhe kolegë, unë sapo mora përgjigjen e testit dhe rezultoj të jem i infektuar me virusin SarsCov-2.Deklarata ime ka synim që të ndihmoj në hetimin epidemiollogjik dhe nga ana tjetër të sensibilizoj sa më shumë për zbatimin e masave. Ne jemi të gjithë në këtë valle, asnjë nuk mund të mbrohet i vetëm…duke mos i zbatuar masat anti-covid të gjithë njësoj, ne kthehemi në armë për njëri-tjetrin.Unë do të jem nën mbikqyrjen e mjekëve, për çdo gjë do ju mbaj të informuar.Kujdesuni për veten!”, ka shkruar Taravari.