Shkup, 14 janar – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, ekselenca e tij Fatos Reka i dhuroi kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu mirënjohje për kontributin humanitar të Komunës së Çairit në rajonin e goditur nga tërmeti.
Siç theksohet në kumtesë, kjo mirënjohje është edhe një shenjë falënderimi për gatishmërinë e çdo qytetari e afaristi të komunës së Çairit që me zemër kontribuoi.
“Dorën e ndihmës ia kemi shtrirë gjithmonë njëri-tjetrit dhe plagët e sfidave të rënda që kemi pasur i kemi shëruar bashkë. Ishte obligim moral për të gjithë ne që të jemi në shërbim të një kauze të madhe humanitare”, u shpreh kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.