Kërçovë, 6 dhjetor – Ambasadori i Francës, z. Christian Thimonier, qëndroi për vizitë në Komunën e Kërçovës, ku realizoi takim me Kryetarin, z. Fatmir Dehari.
Ambasadori francez e shfrytëzoi takimin për të shtjelluar disa çështje me karakter të përgjithshëm që ndërlidhen me çështjet aktuale politike në vend dhe inkuroi për përpjekjet që bën Komuna e Kërçovës në drejtim të mësimit të gjuhës frënge nëpër shkollat e qytetit tonë, me theks të veçantë përmendi SHF “ Rexhë Rushit Zajazi “ ku frengjishtja nga nxënësit përzgjidhet më tepër se gjuhët tjera.
Ambasadori përgëzoi për punën e deritanishme, duke theksuar se kjo do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit me Agjencinë Franceze për Zhvillim e cila së shpejti do të vijë në RMV për të ndihmuar rajonin tonë me fonde nga Bashkimi Evropian e që do të kontribojnë në rrugëtimin e shtetit tonë drejt familjes evropiane.
Bashkëbiseduesit shprehën vullnet për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh në kontekst rajonal dhe evropian në drejtim të Zhvillimit Ekonomik Lokal dhe arsimimor, pa mos lënë anësh edhe sferat tjera me interes shoqëror.(koha.mk)
Publiée par Fatmir Dehari – Faqja Zyrtare sur Vendredi 6 décembre 2019