Kreu i KE-së, Mishel të premten zbarkon në Shkup

Bruksel, 20 janar – Kreu i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, të premten do të vijë në vizitë në Maqedoni. Është planifikuar të takohet me zyrtarë të lartë, ndërsa tema kryesore e diskutimit do të jetë metodologjia e re e negociatave, si dhe rrjedhën e procesit të reformave.

Sharl Mishel rreth një muaj më parë tha se deri në maj, kur do të mbahet samiti i BE-së Ballkani Perëndimor në Zagreb, duhet të jetë e qartë se si do të duket reforma e BE-së dhe nëse do të ishte kush formal që Bashkimi t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mishel në Shkup do të vijë nga Tirana.(koha.mk)