Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka reaguar për ngjarjet që po prekin futbollin në këtë vend, duke marrë shkas nga tërmeti që goditi Palermon, që ishte në “play-off” për të siguruar një vend në Serinë A, por një vendim për mashtrim me financat e dërgoi direkt në Serinë C.
Në një forum, Gravina propozoi disa ndryshime rrënjësore që duhet të prekin futbollin në Itali, madje edhe Serinë A.
“Sistemi ynë po kalon një krizë që nuk ka nevojë vetëm për rregulla, por për një ndryshim të ri, duhet të ndryshojë drejtim. Në një mënyrë provokative do kisha folur për ‘play-offs’ dhe ‘play-outs’ në Serinë A”, tha fillimisht Gravina.
“Kjo është një mënyrë për të hapur konkurrencën, por kjo është thjesht një ide për libra fantastiko-shkencor dhe pastaj ne mund të krahasojmë. Mund të jetë një fazë e parë e kampionatit me 10 skuadra në “play-off” dhe 10 në “play-out”, pastaj faza e dytë që do të gjenerojë interes”, një propozim i vërtetë apo thjeshtë një provokim, por me siguri që këto fjalë do të shkaktojnë reagime në Itali.