Nju Jork, 6 maj – Kreu i kompanisë farmaceutike “Biontek” Ugur Shahin, duke folur në Samitin e drejtorëve ekzekutiv të organizuar nga Volstrit xhurnall, zbuloi se kur bota mund të lirohet nga maskat mbrojtëse, karantina dhe mbyllja, dhe të kthehet në jetën “normale”.
“Ne duhet të sigurojmë një nivel vërtet të lartë të vaksinimit në të gjithë botën. Përndryshe, askush nuk do të jetë i sigurt, tha Shahin, duke shtuar se pandemia do të marrë fund vetëm kur e gjithë bota ta arrijë nivelin e imunitetit të tufës.
“Deri në mes të vitit 2022, madje edhe disa rajone shumë të populluara, të tilla si India, mund të arrijnë nivele të larta të vaksinimit dhe imunitetit të tufave. Në 12 muajt e ardhshëm, ne do të shohim një numër në rritje të vendeve të industrializuara, të varfra dhe në zhvillim që do të jenë në gjendje ta arrijnë këtë qëllim”, shtoi Shahin.
Që të arrihen këto qëllime, do të jetë e nevojshme të rritet prodhimi i vaksinave, por gjithashtu të fillohet me përzierjen e vaksinave të ndryshme kundër Kovid-19.
“Sa më shumë vaksina kemi, aq më mirë. Ne mund t’i përziejmë teorikisht sepse në fund qëllimi ynë është ta arrijmë imunitetin e tufës. Ne duam të kemi sa më shumë njerëz të vaksinuar, shtoi Ozlem Tureëi, bashkëthemeluese e kompanisë dhe mjeke kryesore në Biontek.
Ajo gjithashtu zbuloi se ata janë duke negociuar me Kinën me qëllim që vaksina Fajzer/ Biontek të jetë në dispozicion në vend si një lloj ndihmës shtesë ndaj vaksinave kineze, veçanërisht për vaksinimin e të moshuarve.