Presidentët e Rajonit janë mbledhur sot në Tiranë në kuadër të samitit të Brdo Brijunit. Pritës të këtij samiti janë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, raporton AbcNews, transmeton Koha.mk
Ky samit ka sjellë në Tiranë edhe Presidentin Serb, Aleksandër Vuçiç dhe ai atë Kosovës, Hashim Thaçi. Në Tiranë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Ky samit mbahet në Ditën e Europës.
Pritet që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Europian, duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit të mbetet në rendin e ditës së BE-së, pasi perspektiva europiane e tij konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e rajonit por dhe të vetë Bashkimit europian. (koha.mk)