Singapor, 14 nëntor 2018 – Presidenti rus Vlladimir Putin dhe nënpresidenti amerikan Majk Pens sot kanë shtrënguar duart në darkën solemne për pjesëmarrësit e samitit të Asociacionit të Shteteve të Evropës Juglindore, që po mbahet në Singapor.
“Ata kanë shtrënguar duart”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse në margjinat e Forumit në Singapor ka pasur bisedime midis Putinit dhe Pensit.
Peskov theksoi se “nuk është aq i domosdoshëm” bisedimi midis Putinit dhe Pensit, duke pasur parasysh se po përgatitet takim i shefit të shtetit rus me presidentin amerikan Donald Tramp në Samitin e G-20, që nga fundi i këtij muaji do të mbahet në Argjentinë.
Në takimin e liderëve të anëtareve të ASEAN-it nesër do të bashkëngjiten edhe Putini, Pensi, kryeministri japonez Shinzo Abe dhe përfaqësues të lartë të Kinës dhe Koresë së Jugut