Moskë, 29 tetor – Kanë filluar përgatitjet për takimin e presidentit rus Vlladimir Putin dhe kolegut të tij amerikan Donald Tramp, por ende nuk janë bërë vendimet konkrete, ka deklaruar sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Sipas tij, në këtë moment nuk ka marrëveshje lidhur me vizitën e liderit koreano-verior Kim Xhong-Un në Rusi.
Peskov ka thënë se lidhur me takimin e ri mes Putinit dhe Trampit, “fillon puna e agjendës potenciale të këtij takimi”. “Ekzistojnë probleme teknike të cilat duhet të zgjidhen, ndërsa lidhen me kohën dhe vendin e takimit.
Pasi takimi do të mbahet në margjinat e ngjarjes ndërkombëtare (për viktimat e Luftës së parë botërore) do të jetë e domosdoshme ajo të përfshihet në agjendë”, ka thënë Peskov. Ai ka shtuar se “nuk ka plane” për nënshkrim të çfarëdo dokumenti gjatë kohës së takimit mes Putinit dhe Trampit. Ndryshe, këshilltari për siguri nacionale të Trampit, Xhon Bollton javën e kaluar ka biseduar me Putinin dhe Moskën, me çka këshilltari i Putinit, Jurij Ushakov njoftoi se Putini dhe Trampi do të mbajnë takim më 11 nëntor në Paris gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së parë botërore.