Moskë, 9 janar – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan shumë shpejtë do ta vizitojë Moskën që të bisedojë me shefin e shtetit rus Vladimir Putin, kumtoi sot Kremlini.
Në kumtesën e Kremlinit theksohet se për datën e saktë të vizitës së Erdoganit në Rusi ende nuk janë marrë vesh.
Rusia dhe Turqia janë nga faktorët kyç në konfliktin në Siri. Të dyja vendet vitin e kaluar në shtator janë marrë vesh për krijimin e zonave të çmilitarizuara në rajonet e linjës së frontit mes forcave qeveritare siriane dhe kryengritësve.
Marrëveshja e tillë mes Moskës dhe Ankarasë i detyroi autoritetet siriane që të heqin dorë nga ofensiva e planifikuar ndaj pozicioneve të kryengritësve në provincën Idlib.
Në konfliktin e Sirisë Rusia është aleate e autoriteteve në Damask, përderisa Turqia mbështet një pjesë të grupeve kryengritëse.